Serie A: Goditjet në portë, Milani më i dobëti

PUBLIKUAR

Edhe pse ka bërë disa blerje me emër në fazën ofensive, Milani nuk po arrin ende të tregojë produktivet në këtë pjesë të fushës.

Rossonerët kanë vetëm tri pikë nga dy ndeshje, pasi ata arritën të fitonin kundër Empolit në javën e fundit me golat e Carlos Baccas dhe Luiz Adrianos.

Ekipi i drejtuar nga Sinisa Mihajlovic është mbajtës i një rekordi jo të mirë këtë vit. Ata kanë arritur të gjuajnë në portë vetëm katër herë në dy ndeshjet e para këtë sezon, duke u bërë ekipi më i dobët në Serie A për këtë aspekt.

Mos të harrojmë se Milani në ndeshjen e parë kishte humbur kundër Firorentinas me rezultat 2-0 dhe nuk kishte arritur të gjuajë asnjë herë në gol.

Gjithsesi, klubi nga qyteti i modës ka krijuar një ekip të mirë këtë vit, por i duhet edhe pak kohë për t’u komponuar lojtarët në mes vete. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...