Seri pritet të jetë blerja e parë e Arsenalit këtë sezon

PUBLIKUAR

Arsenali e ka synim kryesor transferin e Jean – Michael Seri këtë verë derisa ai pritet që të bëhet nënshkrimi i parë i Arsenalit pasi kanë emëruar trajner Unai Emery. Kujtojmë se mesfushori ishte kërkuar nga tani trajneri i Arsenalit kur ai ishte në Francë dhe që e dëshironte atë në PSG

Shumë lëvizje lojtarësh pritet të ndodhin në Emirates këtë verë, pas arritjes se Unai Emery i cili e mori drejtimin e Arsenalit nga Arsene Wenger.

Emery kishte tentuar që ta transferonte Serin gjatë kohës sa ishte në Paris Saint –Germain në janar kurse tani ka kërkuar nga drejtuesit e Arsenait që të bëjnë gjithçka që ai të transferohet në Emirates.

Seri, i cili në kontratë e ka të shkruar se ai mund të largohet nga Nice nëse për të arrin një ofertë prej 35 milionë funte (40 milionë euro), është duke u kërkuar edhe nga Chelsea dhe Borussia Dortmund.

Unai është në kërkim që ta ringjallë skuadrën e Arsenalit dhe planifikon që atë ta kthej përsëri në elitën e klubeve të mëdha Europiane.

Topxhinjtë i ndanë rrugët me mesfushorin Santi Cazorla në fund të këtij sezoni, përderisa spanjolli i dha fund karrierës në Londrën Veriore pas lëndimit në thembër, duke krijuar kështu një vend në mesfushë të lirë në mesfushë e që Seri shihet si pasues i denjë i Santit. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...