“Sergio Ramos nuk ka qenë vetëm një shok skuadre…”

PUBLIKUAR

Sergio Ramos ishte gjithçka për Real Madridin.

Kështu mendon mesfushori, Toni Kroos. Ai ka dhënë një intervistë për TVE para sfidën në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint Germain.

“Ai nuk ka qenë një shok më shumë, ka qenë kapiten. Do të jetë pak e çuditshme përballja me të”, u shpreh Kroos.

Për shkak të mos marrëveshjeve me Realin për rinovimin e kontratës, Ramos u largua me parametra zero gjatë verës, për t’u transferuar në PSG.

Reali dhe PSG do të përballen dy herë në Champions, me 15 shkurt dhe sfida e kthimit me 9 mars. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...