Sergio Ramos e ka thumbuar Gerard Piquen duke thënë se ai nuk flet për referat siç bën Pique.
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka refuzuar që ta kritikojë gjyqtarin e ndeshjes në të cilën ekipi i tij barazoi 3-3 me Las Palmas.
Por, Ramos tha se ata nuk flasim për referat e as nuk shkruajnë statuse për ta në Twitter, si të tjerët.
Pique së fundmi ka shkruar në Twitter se Real Madrid po favorizohet nga gjyqtarët.
Por, një gjë të tillë nuk dëshiron të komentojë Ramosi.
“Ne nuk do të futemi në një debat të tillë. Ne nuk flasim për referat apo shkruajmë statuse në Twitter,” ka thënë Ramos./Express/


