Sergio Ramos foli pas humbjes së El Clasicos nga Barcelona dje me rezultatin e thellë 5-1 në Camp Nou në kuadër të La Ligës.
Antonio Conte është kandidati i mundshëm për ta zëvendësuar Julen Lopeteguin, nëse ky i fundit shkarkohet nga hierarkia e Real Madridit, transmeton Gazeta Express.
“Ne duhet ta respektojmë vendimin e marrë nga drejtuesit”, ka thënë kapiteni i skuadrës.
“Ne duhet të jemi të bashkuar, duhet ta kalojmë në faqe tjetër”.
“Gjithmonë kam pasur marrëdhënie të mira me trajnerët, por është më mirë të qëndroj anash sepse janë situata delikate”.
“Respekti fitohet, nuk imponohet”, ka vazhduar më pas Ramos.
“Ne kemi fituar tituj, dhe drejtuesit e klubit janë më të rëndësishëm se dituria e trajnerit”.
“Është një situatë e katranosur për tërë skuadrën, ishte një ndeshje kyçe, dhe ishte një rezultat i keq”.
Sipas lajmeve të fundit, Antonio Conte mund të zyrtarizohet sot si trajner i skuadrës mbretërore. /Gazeta Express/


