Serbia vlerëson qëndrimin e Indisë rreth Kosovës

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është takuar me ministrin e Shtetit të Indisë, Jitendra Singh  me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik.

Gjatë takimit, kryediplomati serb në veçanti ka theksuar Serbia vlerëson lart siç tha ai “qëndrimin parimor të Indisë për çështjen e Kosovës, si dhe mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”, njofton Klan Kosova.

India është në mesin e vendeve që nuk e kanë njohur ende Pavarësinë e Kosovës.

Daçiq po ashtu deklaroi  se vizita e ministrit të Shtetit të Indisë është një konfirmim i marrëdhënieve shumë të mira politike midis të dyja vendeve.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...