Serbia para presionit të madh, për ta hequr preambulën për Kosovën

PUBLIKUAR

Serbia së shpejti do të ballafaqohet me “çështjen e çështjeve”: si do të përballet me presionin ndërkombëtar për ta shlyer preambulën e Kushtetutës ku Kosova llogaritet si pjesë të saj. Gjatë vitit të ardhshëm, Serbia mund të ketë Kushtetutë të re, që do të votohej me referendum.

Autoritetet në Beograd, qysh vitin e kaluar ishin zotuar për ndryshimin e Kushtetutës gjatë vitit 2017. Megjithatë, deri më tani shumë pak është bërë sa i përket kësaj çështje, transmeton Telegrafi.

Dihet se Perëndimi tash e një kohë të gjatë i ka bërë presion Serbisë që të shlyejë nga Kushtetuta e saj preambulën për Kosovën, por shtrohet pyetja nëse një vendim i tillë do të ketë mbështetjen e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit dhe të shumicës së qytetarëve në referendum.

Ekspertët serbë thonë se “në Kushtetutë do të duhej që Kosova të jetë pjesë e Serbisë, por se kjo aktualisht nuk është nën autoritetin e saj”. Violeta Beshireviq, profesoreshë në Fakultetin Juridik “Union”, shprehet se nëse kjo çështje bëhet temë e ditës, teksti i saj duhet të riformulohet.

Për këtë nuk është deklaruar kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq. Megjithatë, në maj të vitit të kaluar, në një intervistë për “Wall Street Journal”, ai pati deklaruar se preambula për Kosovën sipas gjitha gjasave do të shlyhet nga Kushtetuta, por që Serbia nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...