Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka konfirmuar marrëveshjen e nënshkruar në Tiranë për formimin e Unionit të pesë komunave shqiptare që, përveç kryeqytetit shqiptar, Tiranës, pjesë janë edhe Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva.
Duke folur agjencinë shtetërore serbe të lajmeve, Tanjug, Arifi ka thënë se ky Unionin assesi nuk do të thotë destabilizim i rajonit dhe nuk është pengës për proceset pozitive që po zhvillohen në Serbi.
Arifi shpjegon se ky nuk është ndonjë projekt nacionalist, por shqiptarët nga Serbia e jugut, duan përmirësim të jetës në komunat ku jetojnë.
“Ky projekt nuk është një kërcënim, por një marrëveshje për shkëmbimin e përvojave nga shumë qytete. Shqiptarët në Serbi në vitet e fundit kanë treguar se duan të marrin pjesë në proceset në Serbi dhe të jenë pjesë në zgjidhjen e problemeve”, ka thënë Arifi, transmeton lajmi.net.
Takim i kryetarëve të këtyre komunave u mbajt në Tiranë, me qëllim të inicimit të komunikimit të brendshëm midis përfaqësuesve të popullit shqiptar që duan të ndajnë përvoja, sidomos ata që jetojnë në komunat më të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë


