Serbia ka pesë ditë kohë të ankohet në Apel për lirimin e Haradinajt

PUBLIKUAR

Gjykata e Colmarit në Francë e ka liruar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbajtjes për katër muaj, për shkak të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia në Interpol.

Tani Serbia do të provojë që luftën e saj në këtë çështje ta vazhdojë në Gjykatën e Apelit që sipas rregullave të drejtësisë franceze, ka afat pesë ditë.

Për lirimin e Haradinajt kanë raportuar të gjitha mediat botërore, përfshirë edhe gazetën prestigjioze amerikane, The New York Times.

The Times në artikullin për lirimin e Haradinajt ka përmendur edhe deklaratën e Daut Haradinajt, se nëse lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit vëllai i tij, nuk lirohet, por ekstradohet në Serbi, atëherë Kosova futet në luftë. /klankosova.tv/

SHIKO MË SHUMË

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...

Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit...