Serbët prezantojnë projekte për sheshe dhe ura në veri

PUBLIKUAR

serb-euml-t-prezantojn-euml-projekte-p-euml-r-sheshe-dhe-ura-n-euml-veri_hdNjohës të çështjeve të sigurisë thonë se derisa në Kosovë ka vakum institucional, serbët po e shfrytëzojnë këtë për të prezantuar projekte për ndërtime të shesheve në veri të Mitrovicës.

Tani po qarkullojnë ide për ridizajnimin e urës së Ibrit, ndërsa kjo do të jetë temë diskutimi në bisedimet e 22 korrikut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton RTK.

Sipas këtij projekti, parashihet edhe ndërtimi i dy urave të tjera, që do ta ndanin pjesën veriore prej asaj jugore.

Serbët kanë filluar të ndërtojnë sheshe, si ai i “Car Lazarit”, që nënkupton se ura e Ibrit do të përdoret vetëm për kalim të këmbësorëve.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, këto ide i cilësojnë si ide që vijnë nga Serbia.

SHIKO MË SHUMË

IPK për rrahjen mes dy policëve brenda stacionit policor në Prishtinë: Dyshohen për “sulm” gjatë detyrës zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka rekomanduar suspendimin e dy policëve, të cilët dyshohen...

Veliu: Abdixhiku të marr përgjegjësinë për dështimin, kërkesat për dorëheqjen e tij janë legjitime dhe të drejta

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar sërish për zhvillimet në...

Nisin të dalin 100 euro për studentët

Tashmë kanë nisur të dalin 100 eurot për studentët. Kjo është bërë e ditur nga...