Serbët nuk binden për ushtrinë

PUBLIKUAR

Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka bërë të qartë se Qeveria e Kosovës nuk do të mundë ta bindë Listën Serbe që të votojë pro ndryshimeve kushtetuese për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Ai i vendosur thotë se me asnjë logjikë të shëndoshë serbët nuk do të binden për një gjë të tillë.

Ky reagim i Gjuriqit erdhi menjëherë pas deklaratës së presidentit Thaçi, i cili tha se do ta nisë dhe do ta udhëheqë një proces të diskutimeve me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës për t’i shteruar të gjitha mundësitë e koordinimit me ta për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

E këtë iniciativë të presidentit Thaçi Gjuriq e ka quajtur tentim për blerje nga “separatistët” kosovarë.

Për këtë ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës. Sipas tyre, serbët në Kosovë gëzojnë të drejta të barabarta me qytetarët e tjerë. Kurse njohësit e çështjeve politike në vend thonë se serbët në Kosovë janë të diskriminuar pozitivisht.

Sipas tyre, Marko Gjuriq po i frikësohet përçarjes së Listës Serbe. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...