Serbët ‘frikësohen’ se Jablanoviq bëri marrëveshje me kosovarët

PUBLIKUAR

Kthimi i Aleksandar Jabllanovicit në krye të Listës Serbe ka tronditur dhe habitur shumicën e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë.

Pa konsultim dhe marrëveshje me pjesën tjetër të Listës Serbe, Jabllanovic, një ish-sekretar shtetëror në Ministrinë serbe të Punës, ka nënshkruar se do të bëhet kryetar i kësaj partie, post i mbajtur deri tash nga Slavko Simic.

 

“Ky ishte plotësisht një vendim i njëanshëm i Jabllanovicit dhe se ajo çka është me e keqja është se ne e kemi kuptuar këtë nga mediat” thonë disa burime të gazetës serbe ‘Blic’ nga Lista Serbe, përcjell gazetametro.net

Anëtarët e grupeve politike në Kosovë, të cilët janë pjesë e Kuvendit të Kosovës janë frikësuar se Jabllanovic këtë lëvizje e ka bërë papritur dhe se ka bërë një marrëveshje me autoritetet e Prishtinës.

Përndryshe, Jabllanovic ishte kreu i Listës Serbe deri në tetor 2015, kur ai u shkarkua, pas protestave të shumta që u mbajtë kundër tij në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...