Entiteti serb në Bosnjë dhe Hercegovinë po mban një referendum kundërthënës në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Sarajevë.
Rreth 1900 vendvotime janë hapur që prej orës 7 të mëngjesit në Republikën Serbe, ku mbi 1.2 milionë qytetarë do të kenë rastin të deklarohen në pyetjen: “E mbështetni që 9 janari të shëmohet si Dita e Republikës Serbe”.
Referendumi i planifikuar ka çuar drejt debatit “më të nxehtë” ndërmjet zyrtarëve myslimanë të Bosnjës dhe atyre serbë të Bosnjës, që prej vitit 1995 kur me Marrëveshjen e paqes u krijua Republika Serbe, si një prej dy pjesëve konstitutive të Bosnjë Hercegovinës.


