Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, deklaroi për mediat lokale serbe në Kosovë se kjo pakicë, duhet të ketë kandidatin e vet për President të Kosovës.
Gjuriq citohet nga radio KiM, të ketë deklaruar se ata kanë këshilluar përfaqësuesit e Listës Serbe për të pasur një kandidat.
“Unë mendoj se ky do të ishte një vendim në interes të serbëve, dhe serbët në qoftë se nuk kanë kandidatin e tyre, nuk duket reale për të mbështetur Thaçin”, ka thënë Gjuriq.
Sipas tij, kriza politike në Kosovë nuk është ashtu sic duket. Ai tha se nuk beson në vërtetësinë e problemeve politike dhe “kaosin politik” në Prishtinë.
“Besojmë se element të caktuar brenda partive po bëjnë një lojë politike për pushtet. Ne nuk e shohim interesim për popullin serb”, ka thënë Gjuriq, raporton Klan Kosova.


