Senegali, finalisti i parë i Kupës së Afrikës

PUBLIKUAR

Senegali është finalisti i parë i Kupës së Afrikës. Ata triumfuan sonte ndaj Burkina Fasos në gjysmëfinale me rezultat 1:3 duke e prerë biletën për finalen e madhe të AFCON.

Pjesa e pare ishte e qetë dhe portat mbetën të paprekura, shkruan Gazeta Express.

Qetë ishte deri në minutën e 70-të, moment prej të cilit më pas “shpërthyen” golat, katër gjithsej.

Ishte Diallo që kaloi Senegalin në epërsi në minutën e 70-të, pas asistimit të qendërmbrojtësit të Napolit, Koulibalyt.

Gjashtë minuta më pas, Gueye e dyfishoi epërsinë e Senegalit, duke u asistuar nga Sadio Mane.

Burkina Faso tregoi shenja jete në minutën e 82-të duke ngushtuar epërsinë përmes Toure, megjithatë shpresat për vazhdime iu shuan pesë minuta më vonë.

Ishte Mane i cili asistoi në golin e dytë që shënoi golin e tretë për Senegalin në minutën e 87-të, duke ia siguruar kështu finale shtetit të tij.

Kështu, tani Senegali do ta presë në finale fituesin mes Egjiptit dhe nikoqirit të Kampionatit, Kamerunit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...