Senegali e kryen detyrën ndaj Katarit

PUBLIKUAR

Senegali e ka kryer detyrën në ndeshjen ndaj Katarit në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror.

Të përzgjedhurit e Cisse triumfuan me rezultat 1:3 ndaj vendit nikoqir të Kupës së Botës, shkruan Gazeta Express.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 41-të, kur Dia realizoi.

Me epilogun 0:1 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes, kurse në të dytën u shënuan edhe tre gola të tjerë.

Fillimisht Diedhiou dyfishoi epërsinë e Senegalit në minutën e 48-të të ndeshjes.

Katari e shënoi golin e parë në Botëror në minutën e 78-të, kur Muntari realizoi bukur me kokë.

Por, fitoren e vulosi Dieng i cili shënoi për 1:3 në minutën e 84-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Senegali mbetet ende i treti në grupin A, por me tri pikë, aq sa kanë edhe Holanda e Ekuadori që e zhvillojnë ndeshjen nga ora 17:00.

Në anën tjetër, Katari mbetet në vendin e fundit në grup, pa pikë të tubuara. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...