Senatori amerikan: Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

PUBLIKUAR

Senatori amerikan, Chris Murphy, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova e kanë një marrëdhënie të fuqishme që do të fuqizohet edhe më shumë.

Ai, në një konferencë për media pas takimit që e pati sot me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për miqësinë Kosovë-ShBA, njofton Klankosova.tv.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë gjithçka që është e mundur në rrugëtimin transatlantik të Kosovës dhe rrugëtimin evropian. Më vjen mirë për marrëveshjen e fundit që është arritur në Bruksel që përfshin njohjen e ndërsjellë të dokumenteve zyrtare”.

“Por edhe hapat e vështirë që duhet ndërmerren nga të dyja palët. Serbia duhet të ndalojë për të qenë pengesë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kosova e ka marrë një zotim për t’u lejuar komunave që të bashkohen në një asociacion. Mendoj se zotimet sipas asaj marrëveshjeje të realizohen sa më shpejtë që është e mundur”.

“Mos u lajthitni marrëdhënia mes Kosovës dhe ShBA-së është e fuqishme dhe do të fuqizohet edhe më tej”, ka thënë Murphy./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...