Senati amerikan aprovon homoseksualin e parë që udhëheq një degë të ushtrisë

PUBLIKUAR

Senati amerikan unanimisht ka aprovuar Eric Fanning si sekretar të Ushtrisë, duke e bërë atë liderin e parë homoseksual që udhëheq një degë të shërbimit të Ushtrisë Amerikane.

Fanning më herët kishte punuar nën sekretariatin e Forcës Ajrore dhe gjithashtu ishte udhëheqës i stafit të Sekretarit të Mbrojtjes, Ash Carter.

Pozita e tij e re u konfirmua dje, pasi liderët e Pentagonit bindën senatorin Pat Roberts se tashmë është shumë vonë për administratën që të transferojë të burgosur nga qendra e paraburgimit në Guantanamo Bay në Kubë, për në shtetin e tij, Kansas, transmeton Evropa e Lirë.

Roberts kishte bllokuar nominimin e Fanning për muaj të tërë, për ta theksuar kundërshtimin e çfarëdo transferimi të mundshëm të të burgosurve në burgun ushtarak në Fort Leavenworth, Kansas.

SHIKO MË SHUMË

S’ka kolona me orë të tëra, pritjet në kufi deri në 25 minuta

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht janë të shkurtra, ndërsa nuk...

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...

Moti sot

Sot 18 gusht, moti do të jetë me diell, ndërsa në disa zona mund...