Sellma ndryshon Loredanën, Zuna ka një koment për pamjen e re

PUBLIKUAR

Loredana sërish me pamje të re e edhe këtë herë i ka besuar krimeres Sellma Kasumoviq.

Rep artistja shumë e suksesshme e muzikës gjermane, Loredana, vazhdimisht shihet se po zgjedh grimeren shqiptare, Sellmën, për ta rregulluar për koncertet, projektete dhe eventet e ndryshme ku ajo po merr pjesë.

Këtë herë artistja është bërë me balluke dhe duket se po i shkon shumë ky stil i ri i flokëve, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka postuar fotografitë në Instagram ku ka marrë komente e komplimente të shumta.

E dukja e re e Loredanës siç duket po i pëlqen edhe reperit Zuna, për të cilin po flitet se ai është i dashuri i ri i reperes, pas ndarjes me Mozzik.

Loredana e Zuna po kalojnë shumë kohë bashkë e shihen në postimet e njëri-tjetrit, e fansat janë të bindur se ata janë në një lidhje dashurie.

Zuna ka reaguar në foton e Loredanës duke i komentuar dy flakë, e duke treguar se kështu se ka mbetur pa fjalë./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...