Selimi: Shqiptarët nuk kanë frikë nga kërcënimet e Serbisë

PUBLIKUAR

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, e ka kritikuar qeverinë se nuk po vepron kundër interesave të Serbisë në Kosovë

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Selimi ka theksuar se kjo qeveri dhe kryeministri Mustafa asnjëherë deri më tani nuk ka vënë përballë Serbisë as muskujt e as ligjin.

Ai ka thënë se përballë Serbisë kërcënuese dhe agresore, udhëheqësit e shtetit të Kosovës po sillen në mënyrë nënshtruese.

Selimi ka thënë se Kosova e ka vetëm qeverinë dhe presidentin të dobët dhe të nënshtruar ndaj Serbisë. “Kosova dhe shqiptarët nuk kanë frikë as nga Serbia e as nga kërcënimet e saj”, është shprehur Selimi.

Ai ka bërë thirrje të fillojnë procedurat e formimit të Forcave të Armatosura, pavarësisht prej kundërshtimeve të Serbisë.

“Serbia është arsyeja kryesore se përse ne duhet të kemi ushtri të fortë dhe të përgatitur mirë”, ka thënë Selimi.

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...