Selimi për Kurtin: Profeti i barazisë sot po i përkrah të pasurit, do të shkaktojë krizë sociale

PUBLIKUAR

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, ka deklaruar se problemi në krizën energjetike me të cilën po përballet Kosova, është mendësia politike e Kryeministrit Albin Kurti, që sipas tij, është mendësi e rrezikshme dhe manipuluese e së majtës ekstreme, raporton Express

Selimi ka shkruar në Facebook se me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike po preket klasa e mesme e shoqërisë, e cila do ta paguajë rrymën për të pasurit.

 

“Kryeministri Kurti po përballet me një krizë serioze që nga marrja e pushtetit. Kjo krizë është çështja e energjisë. Unë mendoj që problemi në këtë krizë është mendësia politike e KM Kurti e që është mendësi e rrezikshme manipuluese e së majtës ekstreme. Për herë të parë kjo mendësi që krijon politika publike e ka sulmu klasën e mesme kosovare. Me këtë ngritje të çmimeve klasa e mesme, puntorë, mësues, profesorë, shërbyes civil dhe të punësuar tjerë e mbajnë barrën që ta paguajnë rrymën për të pasurit”, ka shkruar Selimi.

Selimi thotë se klasa e mesme në Kosovë është ajo që bën kthesa politike, e sipas tij, Kurti i ka shpallur luftë kësaj klase.

“Klasa e mesme në Kosovë është pjesa më e madhe e atyre që bëjnë kthesa politike. Sot KM Kurti ju ka shpallë luftë. Këtë e ka bërë sepse refleksi i tij ideologjik është për të shkatërruar çdo klasë shoqërore. Kjo, duke i manipuluar të varfrit dhe duke i kooptuar të pasurit, tërë kohën mbi barrën e klasës së mesme”, ka shkruar Selimi.

Ai e ka quajtur Kurtin “profet i barazisë”, duke thënë se tani po i përkrah të pasurit duke i amnistuar bizneset e tyre nga ngritja e çmimit të energjisë.

“Profeti i barazisë sot i përkrahë të pasurit duke i amnestuar bizneset e tyre nga ngritja e çmimit të energjisë dhe i ngarkon shumicën e qytetarëve që jetojnë ndershëm me një rrogë. Politikat publike të kësaj qeverie do të shkaktojnë krizë sociale, ironikisht duke promovuar me mashtrim barazinë”, ka shkruar Selimi./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...

Nën kërcënimin e thikës, pesë persona ia grabisin 700 euro dhe një telefon dy shtetasve kolumbiane në Prishtinë

Dy shtetasve të Kolumbisë i janë grabitur 700 euro para dhe një telefon në...