Selimi: PDK e LDK mund të shkojnë me listë të përbashkët në zgjedhje

PUBLIKUAR

Petrit Selimi, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, mund të shkojnë në zgjedhje të përbashkëta elektorale në rast se vije puna që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se opozita nuk i ka të qarta kauzat e tyre dhe se po i ndërrojnë herë pas herë.

“Opozita do të thotë që dy marrëveshjet nuk po na interesojnë, por ne do të hyjmë në zgjedhje me një listë të përbashkët. Opozita e ka harruar marrëveshjen e Demarkacionit dhe Asociacionit, tash po thotë që nuk janë me rëndësi, por po duan zgjedhje. Nëse ata kërcënojnë se duhet patjetër me të kemi zgjedhje nuk është larg mendjes që PDK dhe LDK, të hyjnë me një listë të përbashkët, sepse janë të dy parti të djathta”, ka thënë Selimi.

SHIKO MË SHUMË

Hamza e përsërit që s’takohet me Kurtin për Presidentin pa u votuar ligji për Specialen

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, përsëriti se nuk do të takohet me askënd para...

Ngërçi për Specialen dhe Presidentin, Kurti del në konferencë për media në ora 15:00

Kryeministri Albin Kurti do të mbajë një konferencë për media sot nga ora 15:00m...

Kryeministri Albin Kurti arrin brenda Kuvendit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur brenda objektit të Kuvendit të Republikës së...