Selimi: Mësimi mbi fetë duhet futur në shkolla

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Petrit Selimi ka folur për situatën e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë.

Selimi në një intervistë për ‘Epokën e re’, tha se Qeveria duhet t’i qartësojë rregullat e këtyre vizitave, duke e shtruar si çështje edhe në Bruksel.

Ai i ka bërë thirrje edhe Prokurorisë së shtetit që t’i iniciojë rastet për krimet të luftës.

Po ashtu, Selimi ka pohuar se Enver Hoxhaj është personi më adekuat për postin e ministrit të Jashtëm.

Duke folur për nismat e tij ‘Gërmia Hill’ dhe ‘Dialogu ndërfetar’, ai ka thënë se tashmë këto nisma janë bërë nisma qeveritare.

Selimi ka hedhur poshtë pohimet e opozitës se inaugurimi i presidentit ishte bojkot ndërkombëtare, duke i quajtur këto pohime si ‘deklarata hejterash’.

Ministri i Jashtëm në detyrë, i cili ka qenë anëtar i Komisionit shtetëror për liritë fetare, ka shprehur përkrahje të madhe për nismën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ta futur mësimin mbi fe në shkolla.  /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...

Një javë pas vjedhjes, kapet i dyshuari në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, nën dyshimin...

94 aksidente brenda një dite në Kosovë, policia shqiptoi mbi 2 mijë tiketa

Gjatë 24-orëve të fundit në komunikacion janë regjistruar 94 aksidente, prej tyre 1 aksident...