Kryetari i AAK-së në Lipjan, Fitim Selimi së bashku me stafin e tij sot ka vizituar organizatën e OVL e UÇK -së dega në Lipjan.
OVL e UÇK –së bënë të ditur se Kryetari i AAK-së dega në Lipjan, ka dorëzuar ftesën e Kryetarit të AAK-së Z. Ramush Haradinaj me rastin e tubimit festiv në shënimin e “28 Nëntorit” më 28 nëntor në ora 18:00 në Hotelin “Emerald” e organizuar nga Partia e AAK -së Qendër.
“Përveç tjerash patëm një bisedë rreth të ardhmes së organizatës së OVL e UÇK -së dega në Lipjan, si dhe për gjendjen e përgjithshme në Komunën tonë. Ftesa i bëhet të antarsisë se OVL-së dega Lipjan”, ka bërë të ditur OVL e UÇK –së në Lipjan./LipjaniNews.com/