Selimi: Deklaratat e Daçiqit janë fushatë elektorale

PUBLIKUAR

Ushtruesi i Detyrës i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Kosova asnjëherë nuk do të negociojë me askënd për anëtarësimin në organizata të huaja, siç është UNESCO”, ka thënë Selimi në një prononcim të shkurtër për KlanKosova.tv.

Ky reagim i Selimit vjen pasi që Daçiq, derisa po qëndronte në Prizren në kuadër të udhëtimit të tij nëpër Kosovë, ka thënë se “Kosova nuk mund të anëtarësohet në UNESCO pa një marrëveshje paraprake me Serbinë”.

Ministri serb po ashtu deklaroi se çështja e UNESCO-s do të trajtohet edhe në bisedimet dy palëshe në Bruksel.

Por, sipas Selimit, këto deklarime të Daçiqit janë vetëm sa për efekt fushate në Serbi, prandaj si të tilla janë të parëndësishme.

“Deklaratat e Ivica Daçiq janë deklarime elektorale për fushatën zgjedhore të tij, për zgjedhjet e ardhshme në Serbi”, ka thënë Selimi.

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...