Sekuestrohet një armë në Mitrovicë

PUBLIKUAR

Policia në Mitrovicën e Jugut mbrëmë ka sekuestruar një armë.

Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën ’’Kalabria’’ në Mitrovicë, në kohën kur Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) ndodhej në  zbatim të masave  kundër Covid-19.

“Gjatë kontrollit të detajuar  te personi i dyshuar  është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me gjashtë (6) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, njofton policia, transmeton Express.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ndërsa pas intervistimit  me urdhër të prokurorit të rastit  i dyshuari  është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të  paautorizuar të armëve’’.

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...