Sekuestrohen armët e dy të dyshuarve për gjuajtje në Prishtinë, arrestohet njëri

PUBLIKUAR

Policia ka bërë të ditur se ka kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve dhe njëri nga ta është arrestuar, ndërkaq tjetri nuk është gjetur në shtëpi dhe nuk është paraqitur sipas ftesës në polici, përcjell Klankosova.tv.

“Prishtinë 12.01.2024,09:00. Më datën e lartcekur është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit  mashkull  kosovar pasi që dyshohet se më  01.01.2024 kishte shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, kal.7.62 mm me karikator pa fishek. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

“Prishtinë   12.01.2024-10:00. Më datën e lartcekur është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit  mashkull  kosovar pasi që dyshohet se më  01.01.2024 kishte  shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit AK-47,kal.7.62 mm me dy karikatorë pa fishek. I dyshuari nuk është gjetur në shtëpi dhe nuk është paraqitur sipas ftesës në polici”, thuhet në raportin e policsë.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...