Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë

PUBLIKUAR

Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё, duke përfshirë tё gjitha Stacionet policore, po vazhdon me detyra dhe aktivitete gjithnjë nё zbatimin e ligjit.

Kryesisht në ato zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, tё cilat frekuentohen mё shumё nga qytetarёt, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike, nga data 02.10.2023 deri me datë 08.10.2023, janё gjetur dhe sekuestruar:

• Njёmbёdhjetё (11)  armё (pistoleta) tё tipit Zoraki

• Njёmbёdhjetё (11)  karikator tё armeve

• Njё (1) armё (pistoletё) Zastava

• Njё (1) karikator i sё njёjtёs arme

• Njё (1) armё (pistoletё) Ëallter

• Njё (1) karikator i sё njëjtës armё

• Njё (1) armё (pistoletё) M-57 kal: 7.62mm

• Njё(1) karikator i sё njëjtës armё

• Njё (1) pushkё automatike kal: 7.62×39 mm

• Njё (1) pushkё dy tyteshe kal: 12 mm

• Njёmbёdhjetё (11) copё fishekё kal: 7.62×39 mm

• Dhjetё (10) copё fishekё kal: 6.35 mm

• Njёmbёdhjetё (11) copё fishekё kal: 7.65 mm

• Pesё (5) copё fishekё 9×19

• Gjashtё (6) copё fishekё 7.62mm

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, fton të gjithë qytetarët që tё vazhdojnë  bashkëpunimin me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë.

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...