Sekreti shokues i faqes “vrasësit shqiptarë me pagesë”

PUBLIKUAR

Pak ditë më parë gazetat shqiptare raportuan se kishin zbuluar një faqe online e cila thuhej se kryente vrasje me pagesë prej shqiptarëve.

Hakerat publikuan online identitetet e atyre që bënin porositë, por edhe të atyre që mirëmbanin faqen.

Grupi shqiptar i vrasësve me pagesë quhej ‘Besa Mafia’.

Por se gazeta britanike Mirror ka zbuluar të vërtetën shokuese pas kësaj faqeje.

Sipas gazetës, një grup me ekspertë britanikë ka zbuluar se faqja e vrasjeve me pagesë është thjesht një mashtrim cinik, që synon të zhvasë shuma të mëdha parash nga njerëzit.

Ekspertët thanë se pas faqes ndodhen njerëz që as kryejnë asnjë krim, por se kjofaqe ka tërhequr mjaft persona që kërkojnë vrasës me pagesë.

“Këto faqe janë thjesht mashtrime për t’u vjedhur paratë e madje ju rrezikoni të arrestoheni,” thotë eksperti Chris Monteiro.

Sipas tij, shumë britanikë kanë tentuar të porosisin vrasje përmes kësaj faqe.

“Njëri prej tyre kërkoi të vrasin një burrë, që po kërcënonte gruan dhe vajzën e tij. Ai ishte i dëshpëruar”.

Por se administratorët e faqes sigurisht që e refuzuan ofertën. /Albeu.com/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...

Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja financiare për katër ish-krerët e...

Kuvendi nis seancën plenare, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet sot nga...