Sekretari i Kuvendit sqaron vendimin e sotëm për pagat

PUBLIKUAR

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do ta kenë luksin që t’i marrin pagat me rritje siç edhe u raportua sot.

Kjo pasi një rritje e tillë nuk do të bëhet për ta, por është një buxhet shtesë për deputetët të cilët në legjislaturën tjetër nuk do të kenë mundësinë të marrin postin e deputetit.

Këtë e ka sqaruar për Express, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi. Sipas tij, kjo është paraparë për ata deputetë të cilët nuk do të jenë më deputetë dhe të njëjtëve u sigurohet paga për një vit.

“Bëhet fjalë për një buxhet shtesë për vitin 2018. Deputetët të cilët nuk arrijnë të bëhen deputetë në legjislaturën tjetër për një vit e kanë mundësinë të marrin pagë”, tha Krasniqi të martën për Express.

Tutje ai shpjegon se këto paga sigurohen për 60 ose 70 deputetët të cilët, siç tha ai, nuk arrijnë të jenë përsëri në këtë pozitë.

“Është buxhet shtesë për vitin 2018 për deputetë që nuk arrijnë të marrin këtë pozitë pra atyre u sigurohen paratë, d.m.th. kjo ka të bëjë për periudhën maj 2018 deri në prill 2019”, tha ndër tjerash ai.

Ndryshe, pas raportimeve për rritje pagash për deputetët e Kosovës, reagoi edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili u shpreh kategorikisht kundër rritjes së pagave për deputetët e Kosovës. /D.K.Express/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...