Sejdiu: Të gjitha rrugët e Prishtinës janë të kalueshme

PUBLIKUAR

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, në një prononcim për Telegrafin tha se të gjitha rrugët e Prishtinës janë të kalueshme, ndërsa sipas tij, problem kanë vetëm veturat që dalin me goma të verës.

Sipas tij, mbrëmë të gjitha ekipet kanë qenë të angazhuara në terren.

“Kemi pasur një furtunë bore prej orës 18:00 deri në orën 21:00 dhe të gjitha ekipet kanë qenë të angazhuara. Gjashtë kompani si ajo ‘Pastrimi’, ‘Demur’, ‘Dekori’ etj , me 40 pajisje kanë punuar deri në mëngjes”, tha ai duke shtuar se rrugët kryesore janë të pastruara në tërësi, ndërsa dytësoret janë të kalueshme.

Gjithashtu ai tha “Tash jemi duke punuar edhe me disa rrugë që kanë shfaqur disa telashe sa i përket terrenit me pjerrtësi të mëdha. Situata është nën kontroll. Problem kanë vetëm veturat që dalin me goma të verës”.

Ndryshe, Policia e Kosovës bën apel tek të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, që t’i respektojnë dispozitat ligjore, t’iu përmbahen kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...