Sejdiu rikthehet me agjendë politike

PUBLIKUAR

04532100_04541100

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu, njëherësh edhe kryetar nderi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka rifilluar agjendën e tij politike, pas një mungese të dukshme që u vërejt prej para zgjedhjeve të 8 qershorit, kur polemizonte përmes mesazheve elektronike me pasardhësin e tij partiak, liderin aktual të LDK-së, Isa Mustafa.

Sjediu të enjten është takuar me shefen e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou, ku tha se bashkëpunimi i deritanishëm ekonomik dhe angazhimet pozitive politike të të dyja vendeve, janë dëshmi e mirë, që sipas tij, do të reflektojnë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga Zyra e ish-presidentit, në takim po ashtu është diskutuar për situatën e përgjithshme politike në Kosovë, me theks të veçantë për zhvillimet pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Por lajm është se Sejdiu është rikthyer me agjendën e tij politike.

Ai nuk ka qenë kandidat në listën për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për çfarë e ka bërë përgjegjës Mustafën dhe klanin e tij brenda partisë, për “dredhitë” që kanë treguar përpara zgjedhjeve të 8 qershorit, të cilat Lidhja Demokratike e Kosovës i humbi, duke ia mundësuar kështu fitoren Partisë Demokratike të Kosovës për të tretën herë radhazi.

Mustafa, të cilit një ditë më parë Gjykata Kushtetuese ia pezulloi pozitën e Kryeparlamentarit,  me krijimin e “bllokut opozitar”, me vështirësi, por me sukses ia ka arritur të amortizojë pakënaqësitë e mëdha brenda partisë për humbjen e 8 qershorit, por edhe injorimin që po u bëhet kërkesave të degëve për reformimin e LDK-së.

Por aktivizimi i Sejdiut pritet të sjell ndryshime edhe në LDK, duke pasur parasysh se pas ish-presidentit Ibrahim Rugova është lideri më i respektuar  i këtij subjekti dhe vazhdon të ketë mbështetje të madhe brenda partisë.

 

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...