Sejdiu: LDK është shndërruar në një parti autoritare

PUBLIKUAR

Ish presidenti Kosovës, Fatmir Sejdiu, njëherësh edhe ish-kryetar i LDK-së, në një intervistë për Info Box të RTV Dukagjinit tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është shndërruar në një parti autoritare.

Sipas tij, njerëzit e përzgjedhur në qeveri nuk janë të zgjedhurit e LDK-së.

“Në pjesën e praktikës është verifikuar që njerëzit që janë përzgjedhur nuk janë të zgjedhur… Anëtarësia është një brumë kualitativ dhe sot a nesër ajo do të jep më të mirën e vet. LDK është shndërruar në një parti autoritare ”, ka thënë ai.

Ai po ashtu tha se përpjekja e tij ka qenë që të mbaj një qasje reale në LDK.

“Përpjekja ime ka qenë që të mbaj një qasje reale dhe të jetë një parti që të ketë respektin e një koloriti politik në vend”, ka shtuar më tej ish-presidenti Sejdiu.

Ndryshe ai tha se nuk pajtohet me dhunën që kanë shkaktuar opozita, por nuk është edhe për situatën që është krijuar në Kosovë.

“Një qeveri mund të rri në pushtet me kualitetin e punës dhe asnjëherë me krizë pas krize. Shteti ka reaguar ashpër. E di që shteti duhet të bazohet në ekzekutimin e ligjeve por duhet ta ketë edhe pjesën e mirëkuptimit. Se kuptoj që një opozitë me një numër të vogël të përjashtohet ashtu si është bërë – edhe pse nuk pajtohem me atë çfarë ka bërë opozita, pjesën e dhunës”, ka thënë ndër tjerash ish presidenti Fatmir Sejdiu. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...