Sejdiu: AKR në koalicion me LDK-në ose VV-në

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu, ka thënë se “AKR në zgjedhjet e 11 qershorit edhe si e vetme s’do ta ketë problem ta kalojë pragun zgjedhor, madje kjo s’është as pyetje, porse nëse disponimi qytetar ekziston që ne të shkojmë në zgjedhje me koalicion parazgjedhor, atëherë mund të vendosim edhe për koalicion”.

Siç ka thënë ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, bisedimet më intensive i kanë pasur me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Jemi të përgatitur për të shkuar vet në zgjedhje, por po bisedojmë edhe me partitë të tjera dhe besoj deri nesër do të vendosim – të shkojmë vet, apo në bashkërendim me të tjerë”, ka thënë Sejdiu, njofton Klan Kosova.

“Bisedime kemi pasur me shumë veta, por së fundmi kemi biseduar me dy parti më intensivisht – Lëvizjen Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Me Vetëvendosjen duhet të shohim se a na përputhet programi ekonomik, pasi në sektor të tjerë s’kemi probleme”.

“Jemi duke punuar që dy vjet për këtë ditë – ndaj shpalljen e zgjedhjeve e kemi pritur me padurim. Sipas sondazheve dhe asaj që po reflekton po shohim se më në fund qytetarët kanë për kënd të votojnë dhe AKR-ja po shihet si shpresë për Kosovën”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...