Sejdiu: AKR-ja, alternativë shpresëdhënëse

PUBLIKUAR

Zyrtari i lartë i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu ka vlerësuar se kjo parti në zgjedhjet e ardhshme jo vetëm që do ta kalojë pragun zgjedhor, por do ta rrisë fuqinë elektorale si dhe do të bëhet faktor reformues në shoqërinë tonë.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, ai ka thënë se konsolidimi i AKR-së është një sfidë e jashtëzakonshme e cila kërkon shumë punë, por, sipas Sejdiut, ka angazhim të pashoq për fuqizimin e saj.

Ai ka folur edhe për zhvillimet politike në vend, duke thënë se koalicioni LDK-PDK ka pasur dështime, kurse opozita, pavarësisht përpjekjeve nuk ka arritur të jetë konstruktive.

Ndërsa, sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, Sejdiu ka vlerësuar se ky proces është keqmenaxhuar dhe arbitrazhi ndërkombëtar nuk do të ishte zgjidhje e keqe. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...