Së shpejti do të nëshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me CDI-në për investimet e ujësjellësit në regjionin e Magurës në vlerë prej 700 mijë eurosh
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka pritur Bordin e Drejtorëve të Ujësjellsit Rajonal KUR “Prishtina”, të udhëhequr nga Amir Gashi kryesues, Ilir Avdullahu, kryeshef ekzekutiv, Ilir Regjepi anëtar dhe Hasan Zeqiri, anëtar.
Gjatë këtij takimi u diskuta lidhur me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në terirotin e Komunës së Lipjanit.
Me këtë rast Kryetari Ahmeti, njoftoi Bordin e Drejtorëve të Ujësjellësit lidhur me rrjetin aktual të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit në komunën e Lipjanit, me theks të veçantë problemet e ujësjellësit në fshatin Janjevë, duke e ngritur si çështje të rëndësisë së veçantë dhe duke e parashtruar si kërkesë Bordit të këtij institucioni që të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për këtë fshat.
Amir Gashi, kryesues i Bordit të Drejtorëve, ka theksuar se duhet të ketë përkrahje të dyanshme dhe bashkim të projekteve investive me të vetmin qëllim, përmirësimin e jetës së qytetarëve, me theks të veçantë furnizim sa më të mirë me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së lartë, ku njëkohësisht falënderoi edhe kryetarin Imri Ahmeti, për pritjen dhe gatishmërinë e tij në mbështetje të të gjitha projekteve që ndërlidhen me investimet në infrastrukturën e ujësjellësit dhe kanalizimit në këtë komunë.
Po ashtu, në këtë takim u bë e ditur që së shpejti do të nëshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me CDI-në për investimet e ujësjellësit në regjionin e Magurës në vlerë prej 700 mijë eurosh, në të cilën pjesë të teritorit të Komunës së Lipjanit shumë shpejtë do të rregullohet çshtja e ujit të pijshëm.
Ndërsa në fund të këtij takimi, të gjithë u zotuan që bashkërisht të ecin drejt përmirësimit të ofrimit të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit ndaj të gjithë qytetarëve, respektivisht konsumatorëve (amvisëri e biznese) në komunën e e Lipjanit.
Së shpejti marrëveshje bashkëpunimi me CDI-në për investimet e ujësjellësit në regjionin e Magurës
PUBLIKUAR


