Së shpejti fillon renovimi i ndërtesave shumë banesore në qytetin e Lipjanit

PUBLIKUAR

Në sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan, sot është mbajtur takim në kuadër të aktiviteteve të projektit “Formimi i Shoqatave të pronarëve” në shtatë ndërtesat kolektive të përzgjedhura në komunën e Lipjanit.

Organizimi i banorëve në Shoqatë është konsideruar parakusht për krijimin e mundësive për tërheqjen e investimeve për renovimin e ndërtesave me qëllim përmirësimin e efiçiencës së energjisë.

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti gjatë nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me ekipin e projektit dhe përfaqësuesit e banorëve të ndërtesave ku përcaktohen përgjegjësitë e secilës palë në zbatimin e projektit, ka theksuar se ky projekt është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Lipjanit, njofton Komuna.

Ai po ashtu tregoi përkushtimin e tij për të ndërmarrë hapa proaktivë për zbatimin e projekteve që janë në interes të banorëve të komunës e që qëllim kanë përmirësimin e komoditetit dhe kursimit të energjisë në ndërtesa.

Ekipi i projektit prezantoi progresin e arritur deri tani si dhe të problemeve që kanë hasur gjatë incizimit të ndërtesave, njofton Komuna.
Takimi u mbyll me zotimin e palëve për një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe përkushtim në zgjidhjen e çfarëdo pengesave që mund të shfaqen gjatë punës.

Ky projekt financohet nga Banka Botërore dhe zbatohet përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit/ Agjencionit të Kosovës për efiçiencë të energjisë.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor, text that says 'Assembly of Lijan LIPJAN KUVEN'
Image may contain: 1 person, sitting and indoor
Image may contain: 1 person, indoor
Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

1,033

People Reached

198

Engagements

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...