Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, me bashkëpunëtorë të hënen kanë qendruar në fshatin Gadime të Epërme, ata vizituan edhe lumin e këtij fshati ku së shpejti pritet të fillojnë punimet në ndërtimin e shtratit të këtij lumi, njoftoi Komuna.
Me këtë rast, Kryetar, Imri Ahmeti, thënë se ne do të vazhdojmë me investime në fshatin Gadime të Epërme, tani jemi në fazën e hartimit të projektit detal për të vazhduar me procedurat e tenderimit të projektit në ndërtimin e shtratit të lumit në Gadime të Epërme dhe vazhdimin e shtratit të lumit në Gadime të Ulët duke krijuar kështu një ambient të pastër dhe më të mirë për qytetarët e këtij vendi, ka thënë Kryetari Ahmeti.
“Ne i kemi dhënë prioritet lumit në Gadime sepse pikërisht këtë vend duam ta shëndërrojmë në një vend atraktiv dhe jo vetëm shpellën por e gjithë fshatin Gadime ”, është shprehur Ahmeti.
Ai ka shtuar se me realizimin e këtyre projekteve dhe me projektet të cilat do vazhdohet do të krijohet një pamje dhe mjedis i bukur për gadimasit/LipjaniNews/
Së shpejti fillon ndërtimi i shtratit të lumit në Gadime të Epërme
PUBLIKUAR


