Së shpejti do të filloj implementimi i projektit renovimi i objekteve shumë banesore në qytetin e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka pritur Petrit Selimi përfaqësues nga Sfidat e Mileinumit në Kosovë dhe Marko Kosir përfaqësues i projektit SEEK-Subvencionet për Efiqiencë të Energjisë në Kosovë të shoqëruar me bashkëpunëtor, me të cilët kanë bashkëbiseduar lidhur me përgaditjet për implementimin e projektit “Renovimi i objekteve shumë banesore në qytetin e Lipjanit”, – zbatimi i masave efiqiente.


Kryetari Imri Ahmeti gjatë këtij takimi ka theksuar se ky projekt është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Lipjanit dhe se me implementimin e këtij projekti për renovimin edhe të këtyre objekteve shumë banesore, do ngritët standardi jetësor dhe do të zvoglohen shpenzimet e qytetarëve lipjanas.


Ndërsa, përfaqësues nga Sfidat e Mileniumit dhe nga projekti SEEK u shprehen të lumtur që ky projekt po fillon të zbatohet së pari në Komunën e Lipjanit pasi që kjo komunë ka qenë shumë bashkëpunuese në përgaditjen e infrastrukturës për të filluar një projekt të tillë, prandaj edhe është zgjedhur si komuna e parë në nivel vendi për ta implementuar këtë projekt.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor
Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 4 people

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...