Dani Alvesi e ka ndërruar numrin e fanellës së tij te Paris Saint-Germaini, ai ka vendosur që ta bartë numrin 13 për stinorin 2018/19.
35-vjeçari e mori numrin 32 pas transferimit të tij në PSG në verën e vitit 2017, transmeton Gazeta Express.
Ai zgjodhi numrin 13 për nderë të legjendës së Brazilit, Mario Zagallo.
Ai e fitoi Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner, gjatë kohës sa ishte lojtar aktiv, ai e barti fanellën me numrin 13 dhe kjo e ka inspiruar ish-lojtarin e Bracelonës.
“Gjithmonë kam pasur dëshirë që t’i ndërroj numrat dhe t’i nderoj njerëzit, të cilët, në një mënyrë, më kanë inspiruar gjatë jetës”, ka shkruar ai në Instagram.
“Këtë herë, kjo është për idhullin tonë, të paharrueshmin Zagallo”.
“Ai do ta ketë gjithmonë respektin tim”. /Gazeta Express/


