Schweinsteiger e këshillon Man Unitedin ta shesë Pogban

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Bastian Schweinsteiger, i ka këshilluar “Djajtë e kuq” ta lejojnë yllin e mesfushës së skuadrës, Paul Pogban, të largohet nëse francezi e do një gjë të tillë.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën vazhdon të përflitet për një transferim nga Old Traffordi, pasi që beson se kriza në Manchester United po ia humb atij mundësinë për ta dëshmuar veten, transmeton Gazeta Express.

Pogba ishte etiketuar si “një virus” nga ish-trajneri Jose Mourinho, vetëm disa javë para se portugezi të shkarkohej dhe në pozitën e trajnerit të emërohej legjenda e klubit, Ole Gunnar Solskjaer.

Mirëpo, 26-vjeçari vazhdon ta kërkojë një transferim drejt Real Madridit ose Juventusit këtë verë. Ish-mesfushori i “Djajve të kuq”, Schweinsteiger beson se drejtuesit e klubit duhet t’i mbajnë në Old Trafford vetëm lojtarët që janë plotësisht të përkushtuar ndaj klubit.

“Nëse një lojtar dëshiron të largohet nga klubi, atëherë ti nuk duhet të tentosh ta ndalosh atë”, tha 34-vjeçari në një intervistë për BBC Sport.

“Ti ke nevojë për lojtarë të cilët janë 100 për qind të përkushtuar ndaj klubit dhe interesohen për klubin. Kjo është e vetmja mënyrë se si ti mund të mbijetosh në majat e futbollit dhe të kesh sukses”.

“Pauli është një lojtar i mrekullueshëm, ai është vetëm duke kërkuar për një skuadër ku mund të luajë me të njëjtin stil si në ekipin kombëtar të Francës. Nëse ia jep një skuadër të tillë rreth vetes, ai do të ishte i lumtur edhe në United”.

“Jam i lumtur që ata kanë filluar ta rindërtojnë skuadrën e tyre dhe me mënyrën se si po luajnë. Ka ardhur koha për këtë sepse Unitedi është një klub tepër i mirë me tifozë të mrekullueshëm dhe ata kanë në skuadër lojtarë që mund të jetë shumë të rrezikshëm”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...