“Schwaebische”: Shqiptarët të vetmit ku Putini nuk mund të shtrijë ndikimin

PUBLIKUAR

Pasi media austriake ‘Der Standard’, para pak ditësh shkruajti se në Ballkan vetëm Shqipëria dhe Kosova janë orientuar strikt pro-perëndimit, e këtij mendimi është edhe media kulturore gjermane Schwaebische, me dallim të vogël se ajo në këtë mes fut edhe liderin malazez Gjukanoviq.

“Manovrat e përbashkëta ushtarake mes Bellorusisë, Rusisë e Serbisë afër kufirit të Maqedonisë, manovrat e NATO në Malin e Zi, tentimi i Grushtit të shtetit, tentim atentati ndaj kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq dhe teoritë tjera konspirative tregojnë më së qarti se diçka po zije në Ballkan – mollë sheri mes Perëndimit dhe Lindjes,” shkruan fillimisht media e njohur gjermane ‘Schwaebische’.

Në pak ditë, janë sekuestruar arsenal i madh i armëve, njëra afër shtëpisë së Vuçiq në Beograd. Kundërshtarët më të mëdhej të Vuçiqit janë oligarkët që janë të fuqishëm financiarisht dhe mbështesin disa parti serbe. Politika pro Europiane e Vuçiqit është gjithashtu në kundërshti me politikën e presidentit serb, Tomislav Nikoliq dhe partnerin e koalicionit, socialistët e Ivica Daçiq, të cilët njihen si filorusë, përcjell botasot.info.

Rusia e presidentit Vladimir Putin shpreson që Serbia të kundërshtojë jo vetëm integrimin në NATO, por edhe BE-në. Në anën tjetër Serbia mundohet të përfitojë ekonomikisht nga Brukseli, ndërsa në të njëjtën kohë për interesat e saj në Ballkan sheh Rusinë si “partner strategjik”.

Shefi i shërbimit sekret rus “dirigjienti” i Grushtit të shtetit?

Që Vuçiq nuk mund të kënaqet shumë nga mbështetja ruse, tregon rasti i Malit të Zi. Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviq tha se agjentët rusë kishin tentuar Grushtin e shtetit për të sjellë në qeveri opozitën filo-ruse. Rusia kundërshton akuzat fuqishëm, megjithatë gjatë asaj nate kur u arrestuan 20 puçistët, shefi i shërbimit sekret rus, Nikolaj Patruschev, qëndronte në Beograd.

Prej kohësh Putini shfrytëzon prezencën e dobët të Evropës në Ballkan, për të rritur ndikimin. Vetëm Shqipëia, Kosova dhe Mali i Zi janë orientuar qartasi pro perëndimit. Serbia është partneri më i rëndësishëm rus që bashkëpunon edhe ushtarakisht. Bosnja dhe Maqedonia vlerësohet si shtete potenciale për t’u kthyer në “plaçkë lufte”

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...