“Schumacher po reagon pas trajtimeve”

PUBLIKUAR

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, i cili ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore që prej aksidentit të vitit 2013, po reagon; të paktën kështu është shprehur ish-shefi i Ferrarit.

Luca Cordero di Montezemolo ka hedhur poshtë të gjitha zërat se gjendja shëndetësore e kampionit gjerman është përkeqësuar.

“Jam shumë i lumtur që mund t’ju them se ai po reagon pas trajtimeve. Unë e di se sa i fortë është ai. Jam i sigurt se në sajë të vendosmërisë së tij, e cila do të jetë vendimtare, ai do të dalë nga kjo situatë shumë, shumë e vështirë”, tha 68-vjeçari për Ecumenical News, transmeton tch.

Schumacher, shtatë herë kampion botë në Formula 1, mbetet ende në një gjendje misterioze, por të rënduar që prej aksidentit të pësuar në Alpet franceze në dhjetor të vitit 2013.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...