Scholes: Unitedi ia ruajti numrin e fanellës Ronaldinhos, po ai shkoi në Barçë

PUBLIKUAR

Ish-mesfushori Paul Scholes thotë se Manchester Unitedi kishte qenë shumë afër transferimit të Ronaldinhos dhe ia kishte rezervuar atij një numër për fanellë, kur braziliani e ndryshoi mendjen në minutën e fundit dhe shkoi në Barcelonë.

Pasi e kishte ndihmuar ekipin e vet kombëtar të triumfonte në Kupën e Botës 2002, braziliani Ronaldinho ishte lojtari më i kërkuar gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Ai ishte shumë afër ta sigurojë largimin nga gjiganti francez Paris Saint-Germaini dhe Manchester Unitedi i Sir Alex Fergusonit ishte klub favorit për t’i siguruar shërbimet e tij për sezonin vijues.

Megjithatë, trajneri skocez mbeti i zhgënjyer në fund, bashkë me disa lojtarë të tij që kishin shpresuar të luanin me Ronaldinhon, pasi që braziliani e preferoi transferimin në Barcelonë.

“Kë do të kisha dashur ta kisha bashkëlojtar në United? Ai që dallohet nga të tjerët është Ronaldinho. Unë nuk mund ta mbaj mend se cili vit ishte, por me të vërtetë mendoja se trajneri e kishte siguruar atë”, ka thënë Scholes.

“Ne ishim jashtë Anglisë, në turne parasezonal, dhe unë mendoja se ishim shumë afër ta zyrtarizonim transferimin e tij dhe t’ia jepnim atij një numër. Por, më duket se ai e ndërroi mendjen në momentin e fundit dhe nënshkroi për Barcelonën”.

“Është e çuditshme sepse gjatë atij parasezoni ne do të luanim kundër Barcelonës, kështu që ishim të gjithë shumë të emocionuar. Mendonim: “Ronaldinho, çfarë lojtari!””. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...