Schick është shëruar plotësisht

PUBLIKUAR

Në verën e këtij viti hyri në zyrat e Juves për të nënshkruar kontratë të majme, por doli prej saj me probleme të zemrës. Provoi të nënshkruante edhe me Interin, por edhe atje i nxorën të njëjtin problem.

Gjashtë muaj më vonë, Patrik Schick është shëruar plotësisht nga ai problem kardiak i konstatuar nga Juventusi. Ekzaminimet e kryera në “Villa Stuart” në Romë kanë konfirmuar shërimin e plotë të Schick.

Një lajm i mirë ky për futbollistin çek dhe për Romën, që e bleu kartonin e tij nga Sampdoria këtë verë për shifrën e 29 milionë eurove.

Schick që u bë protagonist në përballjen e fundjavës së shkuar me atë rast të humbur në fundin e ndeshjes, që mund t’i jepte Romës një barazim të vlefshëm, mund të ketë një vend titulli nga trajneri Di Francesco edhe në përballjen me Sassulon. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...