Skuadra gjermane, Schalke 04, do të bëjë revolucion gjatë verës
Dështimi në Bundesligë dhe Europa League këtë sezon ka shtyrë drejtuesit e skuadra gjermane, Schalke 04, të bëjë revolucion gjatë verës.
Klubi nga Bundesliga ka njoftuar se gjatë verës nga skuadra do t’i largoj pesë lojtarë, shkruan Calciomercato.com, përcjell Express.
Fjala është për: Dennis Aogo, Sascha Reither, Klaas-Jan Huntelaar, Phil Neumann dhe Timon Wellenreuther.
Klubi ka vendosur që mos ta mbaj as reprezentuesin gjerman, Holger Badtsuber, i cili është i huazuar nga Bayern Munich.
Kështu, ylli i Kosovës, Donis Avdijaj pritet të mbetet pjesë e skuadrës nga Gelsenkirchen të paktën edhe në sezonin e ri. /Express/



