Scaloni: Dybala dhe Martinezi janë e ardhmja e Argjentinës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, beson se Lautaro Martinez dhe Paulo Dybala janë e ardhmja e ekipit kombëtar, para ndeshjen miqësore të së mërkurës kundër Gjermanisë.

Lionel Scaloni e konfirmoi formacionin e tij të parë për ndeshjen në Dortmund dhe i emëroi lojtarët që do të jenë titullarë në fazën e sulmit, në mungesë të Lionel Messit, Sergio Agueros dhe disa lojtarëve të River Plate dhe Boca Juniors, që janë larguar nga skuadra për shkak të Copa Libertadores që është këtë muaj, transmeton Gazeta Express.

41-vjeçari dëshiron të integrojë emra të ri në skuadrën e Argjentinës para edicionit të radhës të Kupës së Amerikës dhe fillimit të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2020, vitin e ardhshëm.

Dy lojtarët që kanë shfaqur formë të mirë së fundi – Martinez dhe Dybala – shënuan që të dy në Derby d’Italia të së dielës, kur Juventusi e mposhti Interin me rezultat 2:1 dhe Scaloni mezi po pret ta shohë këtë dyshe të performojë bashkë për vendlindjen e vet.

“Mendoj se ata do të thirren në ekipin kombëtar të Argjentinës për shumë vite dhe, në këtë ndryshim dhe ristrukturim të skuadrës, ata janë dy lojtarët që duhet ta mbajnë flamurit lart”, tha Scaloni në një konferencë për shtyp.

“Ata janë shokë të mirë dhe më e rëndësishmja është që ata janë e ardhmja e kësaj fanelle. Ndeshja e së dielës së kaluar ishte me të vërtetë shumë e mirë dhe ne shpresojmë se ata do të luajnë mirë edhe së bashku”.

“Ata [Gjermania] kanë lojtarë të mrekullueshëm që janë jashtë kësaj ndeshjeje për shkak të lëndimeve, por e njëjta është edhe te ne. Kjo është një sfidë dhe shumë prej tyre do të dalin nesër në fushë për ta kuptuar se a janë të aftë për të luajtur në këtë nivel”.

Miqësorja e Argjentinës me Gjermaninë është e para nga dy ndeshjet që bardhekaltrit do t’i zhvillojnë në Evropë, pasi që të dielën do të përballen edhe me Ekuadorin në stadiumin e Elches “Martinez Valero”. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...