S’besojnë në përmbushjen e kritereve për vizat

PUBLIKUAR

Njohësit e integrimeve evropiane nuk besojnë se institucionet e Kosovës deri në fund të javës do të mund t’i përmbushin rekomandimet e fundit të Komisionit Evropian për liberalizim të vizave.

Vigan Qorrolli dhe Besa Shahini kanë vlerësuar se disa prej tetë kritereve nuk mund të përmbushen kaq shpejt.

Sipas tyre, insistimi i Qeverisë së Kosovës, se këto kritere do t’i përmbushë në kohë rekorde, është i pakuptimtë.

“Është utopike të besohet se Qeveria dhe institucionet e tjera të Kosovës kaq shpejt do t’i përmbushin rekomandimet e fundit të Komisionit Evropian, duke pasur parasysh se disa prej këtyre kritereve që KE-ja i ka përcaktuar për liberalizim të vizave nuk varen nga politika, pra nga Qeveria e Kosovës, siç është kriteri i luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nuk ka mjafton vetëm ngritja e aktakuzave ndaj disa personave. Kështu që, Qeveria shumë shpejt ka deklaruar se i ka përmbushur këto rekomandime. Do të ishte lajm i mirë nëse BE-ja i pranon si të mirëqena përmbushjen e këtyre tetë rekomandimeve”, ka thënë Qorrolli. /Epoka e re

SHIKO MË SHUMË

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e parealizuara: 160 çerdhe, hajnat në burg e bashkimi kombëtar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti,...

Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku...