SBASHK-u: Mund ta shohim ofertën pak më shumë se 50, e pak më pak se 100 euro

PUBLIKUAR

Rashit Kushaj nga SBAShK-u ka folur rreth takimit të sotëm në mes të Rrahman Jasharajt e Albin Kurtit, ku ndër të tjera Kushaj tha se sindikata mund të diskutojë me qeverinë për një ofertë më shumë se 50 e më pak se 100 euro.

“Ne nuk duam të jetë 50 euro, as shumë më pak se 100 euro, duam të jetë pak më pak se 100 euro, ndërsa qeveria mund të japë edhe më shumë se 100 euro… Jemi të gatshëm që ofertën pak më shumë se 50 euro e më pak se 100, t’ia ofrojmë anëtarësisë dhe të veprojmë pastaj për veprimet tjera”, ka thënë Kushaj në Info Magazinë.

Ai tha se të gjithë kanë pritur që qeveria t’i kuptojë kërkesat e SBAShK-ut në takimin e sotëm dhe qysh nesër të fillonte mësimi.

“Anëtarësia ka pritur shumë nga takimi i sotëm, si prindërit e nxënësit, që mësimi të fillojë qysh nesër sepse kanë menduar që qeveria i ka kuptuar kërkesat e sindikalistëve.  Kjo nuk ndodhi sot, urojmë të ndodhë në ditët në vazhdim”, ka shtuar ai.

Ai njoftoi se sonte rreth orës 20, SBAShK-u do të mbajë takim me kryetarët e komunave ku do t’i tregojnë atyre se çka u diskutua në takimin e sotëm me qeverinë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...