SBASHK-u kërkon që nesër ora e parë mësimore t’i kushtohet Ukrainës

PUBLIKUAR

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës(SBASHK) ka kërkuar që ditën e nesërme, ora e parë mësimore t’i kushtohet në shenjë solidarizimi Ukrainës.

SBASHK-u përmes një njoftimi tha se një mbështetje e tillë për ne është obligim moral e human.

“Aktivitetet mund të zhvillohen duke paraqitur me projektor flamurin ukrainas dhe të Kosovës, pastaj punime/vizatime të ndryshme nga nxënësit me simbol të shtetit të Ukrainës dhe të shtetit tonë Kosovës”

Postimi i plotë:

Të nderuar mësimdhënës, duke shprehur brengën e agresionit rus në Ukrainë e duke u solidarizuar me sindikatat e arsimit të Ukrainës dhe popullin ukrainas sikurse edhe EI, ETUCE e shumë sindikata tjera, apelojmë te ju që dita e nesërme 2 mars 2022 (e mërkurë), ora e parë mësimore në të gjitha ndërrimet t’i kushtohet Ukrainës me aktivitete me nxënës në shenjë solidariteti me ta e njëkohësisht edhe dënimin e agresionit rus në Ukrainë.

Aktivitetet mund të zhvillohen duke paraqitur me projektor flamurin ukrainas dhe të Kosovës, pastaj punime/vizatime të ndryshme nga nxënësit me simbol të shtetit të Ukrainës dhe të shtetit tonë Kosovës.

Një mbështetje e tillë për ne është obligim moral e human, për shkak se kur kemi qenë në situata të tilla ne mësimdhënësit, nxënësit e i tërë populli kosovar, ka pasur organizime të tilla solidariteti për ne nga mësimdhënës e nxënës të shteteve të ndryshme të mbarë botës.

Aktivitetet e tilla paraqitni në rrjetet sociale të shkollës apo ato personale e njëkohësisht edhe ne do t’i paraqesim në rrjetet tona sociale dhe do t’iu përcjellim edhe kolegëve tanë në EI, ETUCE dhe Ukrainë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...